Secondary Adv

Të ardhurat nga akciza, MF: Rritje prej 3,2 miliardë lekë

Të ardhurat nga akciza arritën në 32,1 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit 2025, me një rritje prej 3,2 miliardë lekësh krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga akciza për periudhën janar – qershor të këtij viti arritën në 32,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3,2 miliardë lekësh, ose 11,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

MF informon gjithashtu se në raport me planin e parashikuar për këtë periudhë, të ardhurat janë realizuar në masën 4,8% më tepër, ose 1,5 miliardë lekë mbi pritshmëritë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo rritje vjen si rezultat i shtimit të importeve të karburantit, cigareve, pijeve alkoolike dhe kafesë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë zhdoganuar 44’000 tonë karburant më shumë, 96 tonë cigare më shumë, 97 tonë kafe më shumë, si dhe 4’770 tonë birrë më shumë, krahasuar me janar-qershor 2024.

Këto të dhëna konfirmojnë tendencën pozitive të të ardhurave doganore dhe ndikimin e rritjes së konsumit në mbledhjen e të ardhurave nga akciza. /Scantv


Më të lexuarat